Shkrumbohet nga flakët një makinë tjetër

Rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Librazhd-Qafë-Thanë në kthesat në vendin e quajtur Pengu nje autobot i ngarkuar me naftë, që drejtohej nga një shtetas moldav ka humbur kontrollin duke u përmbysur.

Nafta e derdhur në rrugë ka ndikuar që nga nxehtësia të marrë flakë një tjetër automjet që po kalonte pranë këtij segmenti rrugor, duke u djegur plotësisht.

Policia nuk raporton për të lënduar, ndërsa për disa minuta pati një bllokim të qarkullimit të makinave.

Tv Klan