LAJM I PËRDITËSUAR | Një trajler u batua pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, duke bllokuar për disa orë lëvizjen.

Nisur nga fakti se trajleri ishte i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhej kohë, Policia e Shtetit u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullonin në drejtim të Tiranës, të përdornin rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.

Disa orë më pas, autoritetet bënë të mundur zhvendosjen e trajlerit, duke rikthyer qarkullimin në rrugë. Nga ngjarja fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./tvklan.al