Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi mbrëmjen e së hënës Qeverinë Hoti, duke e konsideruar të paligjshme për shkak se votimi në Parlament është nul, pasi votoi një deputet i dënuar nga gjykata.

Për të folur rreth këtyre zhvillimeve në Kosovë, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion në Tv Klan se kriza politike në faktor vjen si pasojë e zhvillimeve të vitit 2014. Për këtë, Haxhiu ka bërë fajtorë 3 politikanë të Kosovës, që sipas tij, janë Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Baton Haxhiu: Meqë po flasim për krizën, kriza që ka derivuar krejt këtë çfarë po ndodh sot, e ka një referencë, 2014-ën. Edhe ka ndodhur respektivisht prej 3 njerëzve; Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Ramush Haradinajt dhe AAK-së, NISMËS dhe Fatmir Limajt. Aty veç që s’ka plas lufta civile dhe gazi lotësjellës që është derdhur për demarkacionin në atë pikë, dhe ajo klasë politike, të gjithë së bashku, e ka nënshkruar një gjë, që e ka derivuar idenë e korrigjimit, kemi humbur liberalizimin e vizave, kemi humbur kaq kohë në këtë periudhë, e kemi prurë vendin para luftës civile, edhe para pamundësisë së krijimit të institucioneve.

/tvklan.al