Baton Haxhiu debat me Zekthin në “Opinion”: Në Shqipëri nuk ka njerëz që nuk hanë dot bukë

Baton Haxhiu


Baton Haxhiu debat me Zekthin në “Opinion”: Në Shqipëri nuk ka njerëz që nuk hanë dot bukë

23:57 18/01/2021

Analistët Fitim Zekthi dhe Baton Haxhiu kanë qenë sot të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Teksa po bisedonin për përplasjen mes BE-së dhe Ramës, por debati ka marrë një rrjedhë tjetër.

Zekthi tha se në Shqipëri bëhet propagandë në një kohë që ka njerëz që nuk hanë dot bukë. Por kjo gjë është kundërshtuar nga Baton Haxhaiku, i cili tha se mirëqenia në Shqipëri është rritur dhe shtoi se nuk ka asnjë njeri që nuk ha do bukë.

PJESË NGA DEBATI

Fitim Zekthi: Ne vjedhim zgjedhje, këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Baton Haxhiu: A jo, jo, nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Fitim Zekthi: Njerëzit janë në çadra…

Baton Haxhiu: Po mirë janë në çadra.

Fitim Zekthi: Po ne merremi me këto gjëra Baton, shiko, unë nuk hy tek ata njerëz….

Haxhiu: E do numrin për kokë banori, veç po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Fitim Zekthi: Baton, sundimin e ligjit….

Baton Haxhiu: Ti fole për varfërinë dhe unë të tregova se sa ka Britania të pa strehë.

Fitim Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë Paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë.Varfëria tek ne ka arsye të tjera nga ata./tvklan.al






Të ngjashme