“A po luan Rama për mandatin e katërt?”, kjo është pyetja që iu bë të ftuarve të sotëm në emisionin “Zonë e Lirë”. Kësaj pyetje Baton Haxhiu është përgjigjur me jo, por shtoi se kreu aktual i qeverisë do marrë dhe mandatin e tretë.  

Mbas këtyre zgjedhjeve do të ketë një lider të ri. Këto zgjedhje janë të kryera i merr Rama, por them për 2025. Prova e parë është tek zgjedhet bashkiake, mendoj se nuk do ketë mandat të rregullt”, tha fillimisht Haxhiu.

Më tej ai tha se Rama do e mbyllë karrierën me tre mandate dhe nuk do kandidojë më. “E para e pa punës Rama do e përfundojë nuk do kërkojë mandat të katërt”, shtoi ai.

Haxhiu vijoi analizën e tij dhe tha se në Shqipëri duhet një lider i ri dhe ai shpreson se pas vitit 2025 Shqipëria do e ketë një të tillë.

Elektorati është përforcuar shumë në qendër dhe duhet një lider i ri dhe po e kërkojnë një lider të ri”, u shpreh gazetari.

Në fund për kreun e PD, lulzim Bashën tha se mund të vijë në pushtet vetëm nëse është në qeveri me Ramën.

E vetmja mundësi që Luli (Lulzim Basha) që të vijë në pushtet është që ai të vijë në pushtet vetëm me Edi Ramën. Unë mendoj se Shqipërisë i duhet një koalicion i madh”, tha Baton Haxhiu./tvklan.al