Gazetari Baton Haxhiu ka replikuar sërish me Presidentin Ilir Meta, duke thënë se është një njeri pa ide. Ai iu referua intervistës së Presidentit dhënë për gazetarin Blendi Fevziu dhe tha se nuk kishte dëgjuar asnjë ide prej tij.

I ftuar në “Opinion”, Haxhiu hodhi poshtë dhe tezën e Metës që Shqipëria po shpopullohet më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan.

Gjatë gjithë intervistës nuk tha asnjë mendim. Në 32 minuta Presidenti nuk ka asnjë mendim, por vetëm flet si njeri i pushtet. Unë e bëra shkrimin sot, kam punuar bukur gjatë për të nxjerr ato statistika. Asnjë nga ato që thotë Ilir Meta nuk janë të vërteta, vendi që ka humbur më shumë njerëz është Bullgaria. Nuk ka asnjë president në botë të flasë në këtë mënyrë. Ai është kryetr i partisë së Monika Kryemadhit”, tha Haxhiu.

Gazetari  më tej tregoi se me Metën ka qenë shumë mik, por është ndarë me të për parime.

Unë e kam pas mik, kam punuar shumë me të. Unë thyhem me një njeri që nuk punon për vendin, unë jam prishur për çështje parimore. Unë sot nuk dëgjova asnjë mendim”, tha Haxhiu./tvklan.al