Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu thotë se Shqipëria është peng i lidershipit politik të Kosovës prej një kohe të gjatë, dhe sipas tij, kjo e ka penguar në proceset integruese në Bashkimin Europian.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu deklaroi se Kosova është një prej pengesave të integrimit të Shqipërisë në BE dhe projekteve të tjera ekonomike në rajon.

Baton Haxhiu: Kosovocentrikët janë paraqitur në Kosovë vonë. Kosova ka pasur një dashuri pa kushte me Shqipërinë dhe kjo dashuri nuk është më, është shndërruar në diçka tjetër. Është shndërruar në një moment kur Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë racionalitet tjetër. Nuk janë më dy elita të gatshme që të bashkohen pa një debat të ashpër të cilët realisht projektojnë interesin. Albin Kurti është jashtë këtyre dy ekipeve. Projektimin e Shqipërisë dhe Kosovës nuk e sheh mbi këto interesa. E sheh diçka idealiste, diçka që duhet të ndodhë dhe diçka që realisht e projekton si një njeri që mund t’i bashkojë këto duke i anashkaluar të gjitha interesat të cilat mund t’i kenë këto debate dy shtetet. Ka një kohë të gjatë që Shqipëria është peng i lidershipit të Kosovës. Lidershipi i Kosovës ka merita të jashtëzakonshme për luftën, për çlirimin. Por ka një dekadë që Shqipëria është peng i veprimeve goxha të ngurta karshi bashkësisë ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të zhvillohet dhe e ka shumë të vështirë qoftë integrimin, qoftë projektet e tjera ekonomike me rajonin, qoftë raportet me vendet fqinje për shkak të Kosovës. Unë mendoj që është koha e fundit…

Blendi Salaj: Ti po thua që Kosova e ka penguar Shqipërinë?

Baton Haxhiu: Unë mendoj që është një prej pengesave.

Kreshniko Çollaku: Unë mendoj të kundërtën. Unë mendoj që të paktën në çështjet që lidhen me ekzistencën e Kosovës dhe politika e jashte, qasja në raport me të tjerët Ballkan apo më gjerë, Shqipëria dhe Kosova duhet të ishin të unifikuara. Në rast se jo të unifikuar, të paktën të ecin në korsi paralele. /tvklan.al