Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu shpreson që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë t’i fitojë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Baton Haxhiu tha se Kurti ka krijuar një gjeneratë të re.

Por, ai u shpreh kritik ndaj Albin Kurtit, kur deklaroi se realisht kreu i LVV është i pafuqishëm.

Dhe për këtë arsye, duhet të marrë pushtetin për të kuptuar dobësinë që ka.

Do të kemi një koalicion të listës zgjedhore të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin, e parashikuar gati 1 vit më herët. E dyta, më e mira për Kosovën është që Albin Kurti t’i marrë të gjitha në këtë periudhë, për arsye se i ka demonizuar, stigmatizuar me një diskurs të paparë, të vrazhdë, pa shije. Ai ka krijuar një gjeneratë të re. Dëshira ime është që Kurti t’i fitojë fortë zgjedhjet do e shohim sa i pafuqishëm do jetë, ai as nuk ka guxim, ka guxim vetëm para kamerave, është karakter i dobët. Ta shohi se sa e vështirë do jetë të ulet në tavolinë me ndërkombëtarë. Ai duhet t’i fitojë zgjedhjet, më e mira do ishte që Albin Kurti të votohet nga të gjitha partitë politike dhe le t’i marri të gjitha pushtetet. Kjo është ajo që e dënon më së shumti atë”, deklaroi Baton Haxhiu. /tvklan.al