Kalojnë me fitore në fazën çerekfinale

Bayerni dhe Chelsea kaluan në çerekfinalet e Champions League, duke fituar edhe ndeshjet e kthimit. Skuadra kampione e Europës në fuqi mundi Lacion 2 – 1 në takimin e luajtur të mërkurën në Mynih.

Bavarezët kishin triumfuar në përballjen e parë me rezultatin 4 – 1. Sukses tjetër i Chelsea ndaj Atletiko Madridit. Sfida e luajtur në Londër përfundoi 2 – 0 në favor të ekipit anglez.

Në të parën e kishte mundur atë spanjoll me rezultatin 1 – 0. Shorti për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale të Champions League do të hidhet të premten.

Tv Klan