Haaland është “çelësi” i fitores së verdhezinjve, Lewandoëski gjen sërish golin

Erling Haland shënoi dygolësh dhe dha një asit në fitoren 3-4 që Borusia Dortmundi mori në transfertë kundër Bayern Leverkusen.

Edhe pse vendasit kaluan tri herë në avantazh të parët, në përfundim të takimit dolën nga stadiumi me zero pikë.

Për 21-vjeçarin norvegjez është një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme në fushë për verdhezinjtë. Në 65 takime, ai ka shënuar 65 gola dhe ka dhënë 19 asiste.

Edhe Bayern Munich fitoi në përballjen kundër Lajpcigut me rezultatin 1-4 në transfertë. Për bavarezët, kjo është fittorja e tertë radhazi në Bundësligë.

Lewandovski shënoi sërish golin, ndërsa u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. U dallua Jamal Musiala, i cili realizoi një gol dhe dha një asist. Edhe Leroi Sane shënoi emrin e tij si golashënues në këtë takim. Për vendasit realizoi Laimer.

Trajneri i bavarezëve Nagelsman doli nga “Red Bull Arena” me një fitore, ndaj ish-ekipit të tij.

Bajerni ka 10 pikë pas 4 takimesh, 2 më pak se kryesuesit e Wolfsburg dhe 1 më shumë se Dortmundi.

Klan News