Bayern e nis me fitore



Bayern e nis me fitore

12:47 22/10/2020

Real humbet të parën në Champions

Bayern kampioni në fuqi i Europës bindi në startin e këtij sezoni të Champions League, duke mundur 4-0 në Mynih rivalin kryesor në grup Atletico Madrid.

2 gola të Coman dhe nga 1 të Goretzka e Tolisso bënë që Atletico ta niste në mënyrën më të keqe aktivitetin. Sfida tjetër e Grupit A mes Salzburg e Lokomotiv Moskva përfundoi në barazim 2-2.

Fillim i dobët edhe për ekipin tjetër të Madrid, Real që u mund 3-2 nga Shakhtar Donetsk në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Kjo humbje ishte më e hidhur, pasi madrilenët u dorëzuan që në pjesën e parë, ndërsa Varane ndihmoi kundërshtarët duke shkaktuar autogol.

Po në Grupin B, Inter nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Monchengladbach në Milano. Lukaku shpëtoi italianët nga humbja me golin e realizuar në minutat e fundit.

Në Grupin C, Manchester City mundi 3-1 Porto, ndërsa Olympiacos fitoi 1-0 sfidën me Marseille. Atalanta vijoi paraqitjet e mira në Europë, duke fituar thellë 4-0 sfidën hapëse në fushën e Midtjylland.

Berat Gjimshiti ishte në fushë, duke dhënë kontributin e tij. Në takimin tjetër të Grupit D, Liverpool fitoi 1-0 me Ajax në Amsterdam.

Tv Klan




Të ngjashme