Premier Liga angleze starton me surprizë, Arsenal mundet nga debutuesit e Brentford

Dy nga kampionatet më të rëndësishme në Europë kanë startuar me rezultate jo të mira për klubet e mëdha.

Në Bundesliga, Julian Nagelsman, trajneri i ri i Bayern Munich e ka nisur me barazim sezonin e ri. Bavarezët në javën e parë të kampionatit kanë barazuar 1-1 në transfertë me Borussia Monchengladbach. Bayern ka pësuar gol që në minutën e 10-të, kur Plea i vetëm përballë Neuer nuk e pati të vështirë të kalonte në avantazh vendasit e Monchengladbach. Me kalimin e minutave, bavarezët provuan në të gjitha mënyrat të shënonin në portën kundërshtare, gjë që e arritën në fund të pjesës së parë me atë të goleadorit të tyre më të mirë, Lewandovswki, i cili shfrytëzoi një harkim të Kimmich. Pjesa e dytë prodhoi raste të shumta për Bayern, por që në fund u desh që të kënaqej me pikën e barazimit.

BRENTFORD, ENGLAND – AUGUST 13: Emile Smith Rowe and Albert Sambi Lokonga of Arsenal look dejected after conceding their second goal during the Premier League match between Brentford and Arsenal at Brentford Community Stadium on August 13, 2021 in Brentford, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Nga ana tjetër Premier Liga angleze ka nisur me një surprizë të madhe, ku Arsenali është mundur në transfertë nga Brentford. Vendasit me entuziazmin e debutuesit kanë arritur fitoren e parë në historinë e klubit në Premier Ligë me rezultatin e pastër 2-0. “Topçinjtë” janë ndëshkuar nga gabimet në mbrojtje, ku vlen të theksohet se goli i dytë u pësua nga një top i hedhur nga rivënia anësore. Sulmi i Arsenal me mungesat e Aubameyang dhe Lacazette nuk kishte fuqinë e duhur dhe kështu londinezët e nisën sezonin me një rezultat zhgënjyes, ashtu siç mbyllën sezonin e vjetër.

Klan News