Bayern Munchen e nisi me fitore sezonin e ri të Bundesliga 1. Ekipi kampion në fuqi mundi me rezultatin 3 – 1 Hoffenheim të premten në “Allianz Arena”. Thomas Muller kaloi në avanantazh vendasit me golin e shënuar në mesin e pjesës së parë. Barazimi u rivendos nga Adam Szalai në të 57’.

Lojtarëve të Bayren iu desh kohë të shënonin sërish. Në minutat e fundit penalltia e fituar nga Ribery u përsërit pas sinjalizimit të gjyqtarëve përgjegjës të sitemit VAR. Lewandowski realizoi në provën e dytë. Fitorja u vulos me golin e Robben në kohën shtesë.

Një start me fitore në kampionat për trajnerin Niko Kovac, i cili pak ditë më parë triumfoi në finalen e Superkupës ndaj ish-ekipit të tij Eintracht Frankfurt.

Tv Klan