Freiburg e mund me rezultatin 2 – 1 në ‘Allianz Arena’

Bajerni i Mynihut u eliminua nga Kupa e Gjermanisë. Humbja 2 – 1 e shkaktuar në çerekfinale nga Freiburgu la jashtë garës skuadrën bavareze.

Vendimtar ishte penalltia e realizuar në kohën shtesë në takimin e zhvilluar të martën në ‘Allianz Arena’. Zhgënjimi i parë për trajnerin Tomas Tuchel, i cili debutoi në kampionat të shtunën e kaluar me Bajernin.

Tv Klan