PSG fiton superkupën, Barça në finale

Rezultat i bujshëm në Kupën e Gjermanisë. Bayern Munich u eliminua në 1/16-at e kompeticionit nga Holstein Kiel, skuadër e kategorisë së dytë.

Bavarezët kaluan dy herë në avantazh me Gnabry dhe Sane, por nuk arritën ta ruajnë atë, duke u ndëshkuar nga Bartels dhe Wahl. Sfida u vendos nga goditjet e penalltive dhe u fitua nga vendasit pas gabimit të spanjollit Roca për Bayern.

Pasi fitoi tre trofetë sezonin që kaloi, kampionatin, kupën e ligës dhe kupën e Francës, PSG fitoi edhe Superkupën. Kampionët mposhtën 2-1 Marseille. Icardi në pjesën e parë dhe Neymar me penallti në pjesën e dytë i dhanë suksesin e radhës ekipit parizien.

Payet në limite ngushtoi për Marseille, një gol që thjesht intrigoi disi rezultatin. Superkupa ishte trofeu i parë i trajnerit Pochettino, por synimi i tij është titulli i radhës dhe triumfi në Ligën e Kampioneve.

Në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona fitoi me penallti ndaj Sociedad. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ku mungonte Messi. Barcelona pret në finale fituesin e ndeshjes Real Madrid – Athletic Bilbao.

Tv Klan