Bayern feston titullin e 30-të


Bayern feston titullin e 30-të

14:20 17/06/2020

Suksesi u arrit 2 javë para fundit të kampionatit

Festën për titullin e radhës Bayern Munchen e kishte vetëm çështje kohe. Fitorja 1-0 në fushën e Werder Bremen ia siguroi matematikisht për të 30-n herë në historinë e klubit. Një motiv më shumë për t’iu gëzuar.

Tifozët u detyruan të festonin jashtë stadiumit këtë sukses për shkak të ndalesave në kohën e Covid-19. Në një ndeshje jo edhe aq të lehtë vendimtar ishte goli i Lewandowski në fundin e pjesës së parë.

Neuer u shfaq shpëtimtar në momentin kur bavarezët ishin me 10 lojtarë në fushë, pasi Davies u largua me karton të kuq. Titulli i parë nën drejtimin Hans Flick si trajner, i cili zëvendësoi Niko Kovac duke kthyer në favor të Bayern një sezon të nisur keq.

Në ndeshjet e së martës u vendos edhe ekipi i parë që ra nga kategoria. Paderborn i Klaus Gjasulës u kthye në Bundesliga 2 pas humbjes 1-0 në fushën e Union Berlin.

Tv Klan




Të ngjashme