Bayern Munchen fitoi ndeshjen e kreut të Bundesliga 1 me Hertha Berlin. Skuadra e Carlo Ancelloti arriti fitoren e katërt në po aq ndeshje dhe të shtatën radhazi në të gjitha aktivitet, nisja më mirë për një trajner të Bayern.

Takimi në Allianz Arena përfundoi me rezultatin 3 – 0. Ndalesa e parë për ekipin berlinez që pati një nisje të mirë të sezonit. Franck Ribery shënoi i pari për vendasit në pjesën e parë.

Pas pushimit ishte radha e Thiago Alcantara dhe e Arjen Robben, i cili është kthyer nga dëmtimi. Me këtë fitore Bayern ngjitet në krye të renditjes me 12 pikë.

Një fitore bindëse edhe për Koln e Mërgim Mavrajt. Ndeshja me Schalke në Gelshenkirshen përfundoi me rezultatin 3 – 1 në favor të miqve.

Ky rezultat e ngjit Koln në vendin e dytë me 10 pikë, një start i pamenduar në fillim. Schalke mbetet pa pikë, pas 4 takimsh të luajtura./ TV KLAN