Triumfon në fushën e Borussia Dortmund

Bayern Munchen harroi eliminimin nga Kupa e Gjermanisë pak ditë më parë duke triumfuar 4 – 0 në Klasiken me Borussia Dortmund. Në takimin e zhvilluar të shtunën në Signal Iduna Park bavarezët realizuan brenda 9 minutave të para duke i hapur rrugën suksesit. Upamecano dhe Kane befasuan Dortmund duke shënuar pikërisht në portën që ka pas tribunën e ultrasve të skuadrës.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Kane që siguroi përfundimisht fitoren duke realizuar 2 gola të tjerë. Kjo është humbja e parë që Borussia Dortmund pëson në këtë sezon të Bundesliga, ndërsa ndaj Bayern nuk njeh fitore prej më shumë se 4 vitesh.

Ekipi bavarez nga ana tjetër e mban në 2 pikë diferencën me vendin e parë Bayer Leverkusen që po të shtunën mundi 3 – 2 Hoffenheim në përballjen e javës së 10 të Bundesliga. Leverkusen dhe Bayern janë të vetmit pa humbje në kampionatin gjerman.

Tv Klan