Lewandowski realizon 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Stuttgart

Bajerni Mynihut fitoi 4-0 me Shtutgartin edhe pse luajti thuajse të gjithë takimin me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq. Golat u shënuan kur bavarezët ishin me më pak lojtarë në fushë.

Levandovski realizoi 3 prej tyre, duke shkuar në kuotën 35 për këtë sezon në Bundesligë. Bajerni me këtë sukses qëndron në krye të renditjes 4 pikë i shkëputur nga vendi i dytë Lajpcigu.

Tv Klan