Bayern Munchen bën përmbysjen e madhe në “Allianz Arena” në sfidën me Hoffenheim e fituar me rezultatin 5 – 2. Vendasit lejuan dy gola të shpejtë që u duk se do të ishin një ndëshkim, por bavarezët arritën të reagonin, duke shkuar drejt pushimit në barazim 2 – 2 dhe më pas të triumfonin për të ruajtur të pandryshuar diferencën prej 16 pikësh me Schalke që mundi me rezultatin 2 – 0 Stuttgart.

Borussia Dortmund nuk po arrin të ruajë hapin e kryesuesve duke barazuar sërish. Freiburg i Amir Abrashit u largua me një pikë falë rezultatit 2 – 2. Mesfushori i Kombëtares ishte gjatë të gjithë kohës në fushë, duke krijuar edhe aksione te rrezikshme. Bundesliga 1 po zhvillon javën e 20 të saj.

Hamburg i Mërgim Mavrajt befasoi me barazimin 1 – 1 me Leipzig, por gjithsesi rrezikon akoma të zbresë një kategori më poshtë. Mbrojtësi shqiptar qëndroi në stol për këtë takim.

Tv Klan