Real ia del pas penalltive me Arsenal

Bayern Munchen fiton një tjetër takim në turneun veror International Champions Cup. Skuadra e Niko Kovaç fitoi me rezultatin 1 – 0 sfidën me Milan e luajtur në Kansas City.

Vendimtar ishte goli i Leon Goretzka në fundin e pjesës së parë. Milan ishte me një formacion të ndryshuar nga trajner i ri Marco Giampaolo, ku pati një vend titullari edhe për Daniele Maldini, djali i ish-mbrojtësit, sot drejtues i klubit. Real Madrid ia doli vetëm pas penalltive me Arsenal. Loja e rregullt në takimin e zhvilluar Maryland u mbyll me rezultatin 2 – 2. Zinedine Zidane edhe pse është i vendosur që Gareth Bale do të largohet e aktivizoi në këtë sfidë.

Uellsiani shënoi 1 gol, por gaboi edhe një nga 11-metërshat. Lojtarët e Arsenal gabuan më shumë në përballjen e International Champions Cup. Në këtë sfidë u dha nga një karton i kuq për secilin ekip. Lajm i keq për real Madrid është dëmtimi i Marco Asensio, i cili mund të qëndrojë jashtë të gjithë sezonin.

Tv Klan