Lewandowski bëhet shënuesi më i mirë i huaj në Bundesliga 1

Bayern Munich edhe pse me titullin e siguruar, vijoi me fitoret në kampionat. Kampionët e Gjermanisë mundën Freiburgun e Abrashit me rezultatin 3 – 1.

Në këtë sfidë Lewandowski shënoi 2 herë, duke shkuar në kuotën 33 golave këtë sezon.

Në këtë mënyrë sulmuesi polak i Bayern bëhet shënuesi më i mirë i huaj në historinë e këtij kampionati.

Bundesligës i ka mbetur edhe 1 javë për t’u luajtur.

Tv Klan