Triumfon në finale me Sevilla
Bayern Munchen pas Champions League fitoi edhe Superkupën e Europës. Skuadra gjermane mundi 2–1 Sevilla në finalen e luajtur në Budapest ku u zhvilluan edhe pjesët shtesë për të përcaktuar triufuesin.
Skuadra spanjolle kaloi e para në avantazh në minutën 13’. Ocampos goditi saktë penalltinë. Përpjekjet e vazhdueshme të Bayern për të shënuar u shpërblyen në të 34’.
Goretzka realizoi, duke shfrytëzuar një pasim të Lewandowski. Minutat e tjera të kohës së rregullt nuk sollën gola të tjerë. Në pjesët shtesë zgjedhja e Hans Flick për të aktivizuar Javi Martinez ishte e duhura. Spanjolli shënoi golin që vendosi takimin.
Bayern Munchen kështu fiton përherë të dytë Superkupën e Europës pas suksesit të arritur në vitin 2013.
Tv Klan