Lewandowski realizon dygolësh dhe jep një asist në fitoren 3-1  ndaj Borussia Dortmund

Falë ndihmës së Robert Levandovskit, Bajern Mynihu mundi Borusia Dortmundin dhe ngriti trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Kjo është hera e dytë radhazi që bavarezët triumfojnë në këtë kompeticion.

 Robert Levandovski shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 3-1 të Bajern Mynihut kundër Borusia Dortmundid në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ky është trofeu i parë i sezonit për bavarezët dhe i pari për trajnerin Julian Nagelsman që kur mori drejtimin e ekipit.

Nisja ishte e vështirë për teknikun e ri që nuk kishte marrë një fitore në 4 miqësoret e para të parasezonit, e po ashtu edhe në sfidën e parë të Bundesligës kundër Gladbahut, ku Bajern barazoi.

Për verdhezinjtë talenti Erling Haland nuk la shenjë në këtë finale. Leva realizoi golin e parë të takimit në shtëpinë e verdhezinjve, “Signal Iduna Park” në minutën e 41. Katër minuta nga nisja e pjesës së dytë, polaku  i dha një asist Tomas Mylerit, që e ktheu në gol.

Rojs u përgjigj me një perlë në minutën e 64, por bomberi i bavarezeve vulosi fitoren 10 minuta më pas duke realizuar golin e tretë. Bajern e fiton Superkupën e Gjermanisë për herë të dytë radhazi dhe të nëntën në histori, si asnjë klub tjetër gjerman.

Klan News