Kampionët e Gjermanisë nisin stërvitjen

Humbja në finalen e Superkupës së Gjermanisë me rivalin kryesor Borussia Dortmund, duket se nuk ka ndikuar për keq te lojtarët e Bayern Munchen. Në stërvitje janë shfaqur me humor dhe të skatë me goditjet e tyre.

Skuadra nuk ka më disa lojtarë kyç të sezoneve të fundit si Robben, Ribery apo Hummels. Bavarezët janë përforcuar me Fiete Arp nga Hamburg, Lucas Hernandez nga Atletico Madrid, Benjamin Pavard nga Stuttgart.

Për të sapoardhurit duhet kohë të përshtaten, por nuk përjashtohen surpriza të momente të fundit në ditët e mbetuar të merkatos. Ndeshja e radhës për Bayern Munchen do të jetë më 12 gusht ndaj Energie Cottbus për kupën e Gjermanisë.

Bundesliga nis më 16 Gusht dhe Bayern do të presë në Allizanz arena Hertha Berlin.

Tv Klan