Monchengladbach i merr fitoren

Humbja e dytë sezonale për Bayern në Bundesliga, kësaj here duke iu përmbysur avantazhi. Ekipi i Hans Flick u mund me rezultatin 3-2 të premten në fushën e Borussia Monchengladbach.

Bavarezëve iu deshën 26 minuta për të realizuar 2 herë me Leëandoëski e Goretzka, por në pushim ekipet shkuan në barazim 2-2. Vendasit shënuan me Hofmann, i cili shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes bavareze.

Me të filluar pjesa e dytë Neuhaus me golin e tij vendosi fitoren e Borussia Monchengladbach. Kjo humbje i rrezikon Bayern kreun e Bundesliga, pasi Leipzig është vetëm 2 pikë larg.

Tv Klan