Klubi gjerman është gati që të pagujë 120 mln Euro te Barcelona për kartonin e talentit spanjoll

Bayern Munich ka një objektiv të qartë për sezonin e ardhshëm, blerjen e Pedrit. Talenti spanjoll gjithnjë ka qenë nën vëmendjen e bavarezëve që janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të lartë për të siguruar shërbimet e tij.

Gjendja aspak e mirë ekonomike e Barcelonës, e lehtëson këtë operacion për gjermanët. Pedri ka arritur statusin “e të pashitshmit te katalanasit, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Bayern Munich është i gatshëm që të ofrojë nga 100 deri në 120 milionë euro për Pedrin, raporton Fichajes. Ky do të bëhej një transferim rekord te Bayern, por ata besojnë se cilësia dhe potenciali i 20 vjeçarit e justifikojnë.

Pedri konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit europian, e këtë e ka treguar si te Barça, ashtu edhe në kombëtaren spanjolle. Aftësia e tij për të kontrolluar lojën në qendër të mesfushës dhe vizioni i tij për lojën janë cilësi që kanë impresionuar shumë klube.

Bajern do të nisë kontaktet që nga merkatoja e radhës, ndërsa objektivi është të realizojë transferimin në verën e ardhshme.

Klan News