Napoli dhe Barça ndahen në barazim

Më fitoren e marrë në fushë kundërshtare, Bayern Munich e ka vendosur njërën këmbë në çerekfinalet e Champions League.

Bavarezët mposhtën Chelsea në “Stamford Bridge” duke triumfuar me shifrat 0-3 në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave. Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë të takimit. Gnabry realizoi dy herë brenda 3 minutave

Finalizimi i Lewandowskit pas një sulmi të Davies bëri që Bayerni të hidhte një hap të sigurtë drejt kalimit në fazën tjetër. Chelsea e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Marcos Alonso u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 83-të.

Mes Napolit dhe Barcelonës përfundoi në barazim 1-1. Në San Paolo, Mertens realizoi një supergol në pjesën e parë. Në të dytën barazimi i Barcelonës erdhi nga Griezmann.

Kualifikimi mbetet për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Kamp Nou ku katalanasit do të jenë favoritë. Edhe Barcelona e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Arturo Vidal pak minuta para fundit mori kartonin e dytë të verdhë.

Tv Klan