Hansi Flick i sinqertë: Është lojtar i klasit botëror

Merkato e verës duket të jetë tepër e largët, gjithsesi, te Bayern Munich po mendojnë për futbollistët që mund të ofrojnë në sezonin e ardhshëm.

Një prej tyre është Erlind Haaland, sulmuesi i Dortmund që shkëlqeu përballë bavarezëve me dopietë golash.

Norvegjezi përflitet prej kohësh si pasues i Robert Lewandowskit dhe shënimi i dy golave në atë fitore 4-2 që Bayern mori përballë verdhezinjve duket se ka lënë shije të mirë te trajneri Hansi Flick.

Pas ndeshjes, trajneri gjerman foli me superlativa për Haaland dhe nuk përjashtoi mundësinë e një nënshkrimi me të.

Haaland ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2024 me Borussia Dortmund dhe një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro, që mund të aktivizohet në verën e vitit 2022.

Klan News