bayern-bundesliga

Bayern ka festuar trofeun me fitore. Suksesi i tretë radhazi dhe i 25 në historinë e Bundesliga.

Disa javë pasi e siguroi titullin matematikisht, bavarezët nuk janë ndalur edhe në ndeshjen e fundit, duke mundur Mainz me rezultatin 2 – 0. Ky ka qenë një nga objetivat e Bayern, që synonte edhe Kupën e Gjermanisë dhe natyrisht Champions League.

Në Europa League është edhe Borussia Dortmund pas një sezoni të vështirë. Në Champions do të marrin pjesë edhe Wolfsburg, Monchengladbach direkt në fazën e grupeve dhe Bayer Leverkusen në play off.

Një kategori më poshtë ka zbritur Paderbon i Alban Mehës, që ishte debutues në Bundesliga 1. Paderbon i bashkohet edhe Freiburg, ndërsa Hamburg duhet të luajë takimet shtesë.

Tv Klan