Bavarezet do t’u ulin rrogat 5 futbollistëve të pavaksinuar, që janë të detyruar të karantinohen

Bayern Munchen ka vendosur që t’u ulë rrogat pesë futbollistëve të pavaksinuar, të cilët u detyruan që të karantionoheshin pas kontaktit me një person të infektuar me Covid-19.

Gnabri, Kimish, Musiala, Choupo-Moting dhe Kuisanc nuk do të paguhen për çdo ndeshje dhe seancë stërvitore që ata do të humbasin për shkak të izolimit që duhet të bëjnë pasi ata refuzuan që të vaksinoheshin, informoi klubi.

Tabloidi gjerman “Bild” raprotoi se drejtuesit e Bayern Munchen ua bën të qartë futbollistëve vendimin e tyre javën e shkuar.

Bavarezët pësuan një humbje të papritur kundër Ausburgut me rezultatin 2-1 të premten, ku mungoi Kimish, ylli i mefushës, i cili ishte karantinuar.

Dy lojtarët e tjerë të ekipit Süle dhe Stanišić rezultuan pozitivë me Covid- 19 javën e shkuar, me klubin që konfirmoi se ata dy lojtarë ishin vaksinuar.

Gjermania është në një situatë mjaft të vështirë si pasojë e valës së katërt dhe spitalet po kalojnë një situatë të vështirë

Vetëm 68% e popullsisë i ka marrë të dyja dozat, një nga përqindjet më të ulëta në Europë.

Klan News