Surpriza në Bundesligën gjermane

Eliminimi i parakohshëm nga Liga e Kampionëve ka rritur urinë në shtëpinë e Bayern Mynih. Bavarezët kanë hedhur një hap përpara në garën për titull pas fitores 2-0 në shtëpi përballë Bayer Leverkusen. Pavarësisht se munguan yjet, Bayern arriti që të triumfojë me golat e Choupo-Moting dhe Kimmich.

Katër javë nga fundi, Bayern numëron 10 pikë më shumë se ndjekësit e Lejpzig dhe vetëm një fitore e ndan me titullin numër 9 radhazi në Bundesligën gjermane. Lejpzig u mposht në mënyrë surprizë 2-1 nga Kholn, një humbje që nxjerr jashtë loje për titull skuadrën e Nagelsman që tanimë duhet të mendojë për të konsoliduar vendin e dytë.

Lot dhe dhimbje te Shalke 04. Skuadra nga Gelsenkirchen është zyrtarisht një kategori më poshtë. Pas 30 vitesh në elitë, skuadra ikonë e Bundesligës gjermane duhet të mendojë për eksperiencën në Bundesligën 2. Shalke u mposht 1-0 nga Arminia Bielefeld dhe në 30 javë numëron vetëm 13 pikë.

Klan News