Bayern Munich eliminohet nga kupa



Bayern Munich eliminohet nga kupa

14:27 28/10/2021

Gladbah i mposht me pesë gola, eliminohet edhe Leverkusen

Aventura e Bajern Mynih në Kupën e Gjermanisë ka përfunduar tashmë në fazën e 1/32-ave, teksa është eliminuar në mënyrë surprizë nga Borusia Mynshengladbah. Në Borusia Park, Gladbah shkërmoqi me shifrat e thella 5-0 Bavarezët, duke i shkaktuar humbjen e dytë në këtë edicion ekipit të Nagelsman.

Pas tripletës së fituar në sezonin 2019-2020, Kupa e Gjermanisë është kthyer në një tabu absolut për Bajern Mynih, i cili eliminohet në këtë fazë për të dytin sezon radhazi. Nëse një vit më parë, disfata u përcaktua me penallti, këtë herë Bajern dështoi të marrë fitore dhe të vijojë ecurinë në kompeticionin e dytë.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, në mënyrë befasuese ishte dhe eliminimi i Bayer Leverkusen, i mundur 2-1 në shtëpi nga Karlsruher, klubi i kategorisë së dytë. Nga ana tjetër, Union Berlin respekton parashikimet 3-1 ndaj Manheim në kohën shtesë. Këlni, gjithashtu u kualifikuar për në 16 më të mirat e Kupës pas triumfit  2-0 përballë Shtutgard.

Klan News








Të ngjashme