Bayern Munich nuk paguan mesfushorin, Joshua Kimmich humb 1.5 milionë euro




Bayern Munich nuk paguan mesfushorin, Joshua Kimmich humb 1.5 milionë euro

23:55 26/11/2021

Mesfushori i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, i cili vendosi të mos vaksinohej ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Futbollisti bavarez do të mungojë për të paktën 14 ditë, pasi gjendet në karantinë. Kjo ka bërë që klubi të shfrytëzojë mundësinë për të mos e paguar.

Pas dy javësh që përfundoi i izoluar për shkak se kishte kontakt me dy persona pozitivë, atij do i mbahen sërish para nga rroga, pasi tashmë është vetë i infektuar.

Një total prej 1.5 milionë që i hiqen Kimmich nga llogaria bankare, i cili tashmë duhet të mendojë seriozisht për të marrë dozat e vaksinës së Covid-19. Kimmich nuk e ka mohuar asnjëherë ekzistencën e virusit, madje ka krijuar edhe një shoqatë që mbledh fonde për ata që kanë humbur punën për shkak të tij, megjithatë, ende mbetet i çuditshëm fakti se refuzon të marrë vaksinën dhe të humbasë një shumë të konsiderueshme të rrogës së tij.

Klan News













Të ngjashme