Shkak rezultatet e ndeshjeve të fundit

Bayern Mynih ka shkarkuar mbrëmjen e sotme trajnerin Niko Kovaç. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez në një njoftim në faqen zyrtare.

Aty thuhet se ka qenë vetë trajneri që në mbledhjen me zyrtarët e klubit ka ofruar dorëheqjen e tij. Sipas drejtuesve të klubit shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e javëve të fundit dhe sidomos humbja e thellë 5-1 nga Frankfurti.

Do të jetë ndihmës-trajneri Hansi Flik që do të drejtojë përkohësisht skuadrën.

Tv Klan