Dortmund dhuratë bavarezëve titullin e 9-të radhazi në Bundesliga

Bayern Munich konfirmohet kampion i Bundesligës gjermane. Bavarezët mbyllin llogaritë 2 javë përpara fundit për titullin e 9-të radhazi.

Bayern Munich është matematikisht kampion i Bundesligës. Gjiganti gjerman triumfoi për herë të 31-të në elitën e futbollit vendas, pas humbjes 3-2 që rivali ndjekës, Lajpzig regjistroi përballë Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë morën 3 pikë me mjaft vlera për garën për një vend në Champions League, duke i bërë edhe një dhuratë djemve të drejtuar nga Hansi Flick, që fitojnë kështu titullin numër 9 radhazi. Një titull mëse i merituar për bavarezët që dominojnë kështu mbi rivalët, duke e fituar trofeun dy javë përpara fundit. Ky është titulli i 65 i Bayern Munich në Gjermani, askush më mirë se ata.

Klan News