Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë

Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë

20:28 18/05/2019

Bayern Munich ka fituar titullin e shtatë radhazi dhe të 29-in në Bundesligën gjermane. Bavarezët mundën në javën e fundit të Bundesligës 5-1 skuadrën e Eintacht të Frankfurtit. Festa e bavarezëve filloi që pas katër minutash lojë pas golit të shënuar nga Koman. Miqtë barazuan përkohësisht rezultatin me nisjen e pjesës së dytë, por bavarezët janë kundërpërgjigjur me gola të Alabës dhe Sanches.

Momentet më të bukura të ndeshjes kanë ardhur në minutat 72′ dhe 78′, kur Ribery dhe Robben, në ndeshjen e tyre të fundit me Bayern shënuan golat e katërt dhe të pestë.

Nga ana tjetër, rivali i drejtpërdrejt për titullin në Bundesligën gjermane, Borussia Dortmund fitoi 2-0 në fushën e vështirë të Munchengladbachut. Bayern në 34 javë kampionat grumbulloi 78 pikë, dy më shumë se Borussia e vendit të dytë që luftoi deri në fund për titullin kampion.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT