Nuk luan Gareth Bale sepse do të largohet

Bayern Munchen fitoi ndaj Real Madrid në sfidën e International Champions Cup. Skuadra e Niko Kovaç mundi atë të Zinedine Zidane me rezultatin 3 – 1. Golat për bavarezët i shënuan Tolisso, Lewandoëski dhe Gnabry. I sapoardhuri te Real, braziliani Rodrygo realizoi të vetmin gol për ekipin e tij, por që nuk mjaftoi. Madrilenëve u mungoi në fushë, Gareth Bale dhe arsyen e tregoi trajneri Zidane në konferencën pas takimit të luajtur në Teksas.

“Klubi ka menduar ta shesë Bale dhe kjo është arsyeja që nuk luajti. Shpresojmë që të largohet sa më shpejt, është diçka e mirë për të dhe për klubin.”

Kjo ishte ndeshja e parë për Real Madrid në këtë tur veror, ndërsa Bayern Munchen e kishte humbur të parën me Arsenal.

Tv Klan