Të ardhurat do shkojnë për bamirësi

Solidariteti pas përmbytjeve katastrofale që prekën Gjermaninë nuk ka të ndalur. Gjigandi gjerman i futbollit, Bayern Munich ka programuar një miqësore kundër Shalke 04, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi. Klasikja e futbollit gjerman do sillte shitje të madhe biletash, ndërsa të ardhurave do i shtohet edhe shifra e 1.1 milionë eurove.

Një milionë euro do të shkojnë për të prekurit në Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz, shtetet federale më të prekura ku u regjistruan 170 vdekje dhe dëme serioze materiale dhe 100,000 euro për të prekurit në Bavari, ku situata ishte disi më e lehtë.

Në një situatë të tillë, shoqëria duhet të jetë e bashkuar. Futbolli jeton me solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore“,  tha Presidenti i Bayern, Herbert Hainer, i cili gjithashtu falënderoi Schalke për bashkimin e menjëhershëm të nismës.

Data e ndeshjes nuk është përcaktuar ende, megjithatë Bayern ka nisur depozitimin e donacionit.

Klan News