Do të përballet me Bayern Leverkusen

Bayern Munchen – Bayern Leverkusen është finalja e Kupës së Gjermanisë. Skuadra bavareze kaloi më tej me fitoren 2 – 1 ndaj Eintracht Frankfurt.

Bayern kaloi në avantazh me anë të Perisic pas çerek ore lojë. Në pjesën e dytë Da Costa barazoi përkohësisht rezultatin, por i përhershmi Lewandowski vendosi kualifikimin me golin e tij.

Bayern Munchen në këtë mënyrë është në garë për 3 trofe, kampionatin, Kupën dhe Champions League.

Rivali në Kupën e Gjermanisë, Bayern Leverkusen mbërriti deri në këtë pikë me suksesin 3 – 0 ndaj Saarbrucken, ekip i kategorisë së katërt.

Finalja e këtij turneu do të zhvillohet më 4 Korrik në Berlin.

Tv Klan