Bayern Munich regjistroi fitoren e dytë radhazi në Bundesligë, pasi mposhti 1-3 Freiburgun në transfertë, në duelin e javës së shtatë.

Bavarezët e zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, kur shënuan dy herë. Në minutën e 16-të, mbrojtësi Upamecano zhbllokoi takimin, pas një asisti të marrë nga Olise.

Serge Gnabry dyfishoi shifrat në minutën e 42-të, pasi u asistua nga Brown.

Në pjesën e dytë tempi i lojës u ul, ndërsa vendasit ngushtuan diferencat në minutën e 82-të, me autogolin e Bischof. Në fund, kishte vend edhe për një gol të shënuar nga Olise, i cili vulosi takimin.

Me këtë fitore, Bayern rikthehet në krye me 17 pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Borussia Dortmund. Në krahun tjetër, Freiburg pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e tretë me 13 pikë.

/tvklan.al