Drejtori sportiv Salihamidzic tha për mediat se bavarezët kanë lojtarë mjaftueshëm

Drejtori sportiv i Bayern Munich Hasan Salihamidzic i është përgjigjur spekulimeve që gjigandët e Bundesligës mund të bëjnë një ofertë për lojtarin e Chelsea, Antonio Rudiger.

Qendëmbrojtësi i “bluve” të Londrës është në vitin e fundit të kontratës në “Stamford Bridge” dhe mund të largohet nga ekipi si futbollist i lirë.

Janë disa klube të njohura në Europë, të cilët kanë interes për shërbimet e lojtarit.

Së fundmi edhe trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann ka vlerësuar mbrojtësin 28-vjeçar gjatë një konferencë për shtyp.

Por Salihamidzic tha se Bayern ka shumë opsione në qendër të mbrojtjes.

 “Nuk është mirë që të flasim për futbollistë, kur ata janë me klube të tjera. Julian foli për Rudiger gjatë në konference shtypi, por ai është një trajner që shikon shumë lojtarë, kështu që përse ai të mos ta vlerësojë një futbollist e të flasë për forcën e tij. Kemi alternativa për qendrën e mbrojtjes, mendoj se jemi mjaft mirë me ata futbollistë që kemi”.

Tekniku Nagelsmann bëri mediat që të flasin pasi e cilësoi 28-vjeçarin si lojtar vendimtar në fushë dhe vlerësoi agresivitetin e tij.

Mediat në Britani raportojnë se futbollisti mund të marrë një ofertë, e cila shkon deri në 400 mijë paund në javë, duke e nxitur atë të ikë nga Chelsea.

Klube të interesuara për shërbimet e tij janë Real Madridi, PSG-ja dhe Juventusi.

Klan News