Ekipi kampion mundet në fushën e Augsburg

Bayern Munchen pësoi humbjen e parë në këtë sezon të Bundesliga 1. Ekipi kampion i Gjermanisë u mund 1 – 0 në fushën e Augsburg, duke zbritur në renditje.

Një rezultat që shton më shumë presionin te Bayern i drejtuar nga Julian Nagelsmann.

Vendasit patën disa raste në pjesën e parë, por goli erdhi në të dytën. Ndeshja e luajtur të shtunën u vendos nga Mërgim Berisha në minutën e 59’.

Lojtarëve të Bayren u mungoi finalizimi, ku mundësi për të realizuar patën Sadio Mane dhe Leroy Sane. Në sekondat e fundit edhe kapiteni Manuel Neuer iu afrua golit, por Rafal Gikieëicz ia mohoi, duke festuar një fitore që do të kujtohet gjatë për ekipin e tij.

Tv Klan