Bavarezët fituan 4-0 me Leverkusen

Bayern Munchen rikthehet tek fitorja pas katër javësh. Bavarezët mundën 4-0 Bayer Leverkusen, në ndeshjen e luajtur në shtëpi. Jamal Musiala është heroi i ndeshjes me gola dhe asist.

Vetëm 3 minuta nga fillimi i lojës erdhi goli i parë i kësaj përballjeje. Musiala pasoi saktë për Leroy Sane. 17 minuta më pas kampionët e Bundesliga dyfishuan, dhe ishte radha e talenti Musiala që mori një asist nga Thomas Muller. Goli i pestë për të.

Në fundin e pjesës së parë 19-vjeçari dha një tjetër pasim të saktë për gol për Sadio Mane, i cili nuk gaboi. Nuk u ndal Bayern as në pjesën e dytë ku më shumë mendoi për të ruajtur avantazhin e trefishtë, por edhe për të gjetur mundësinë e thellimit të rezultatit.

Fundi i ndeshjes Thomas Muller përfitoi nga gafa e portierit të Leverkusen duke vendosur rezultatin 4-0. Me 4 fitore, 3 barazime dhe një humbje Bayern ngjitet në vendin e dytë të kampionatit me 15 pikë.

Tv Klan