Do të drejtojë ekipin deri më 30 Qershor 2023

Bayern Munchen mendon për të ardhmen edhe kur futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit. Ekipi më i njohur në Gjermani vendosi t’i rinovojë kontratën trajnerit Hansi Flick.

Marrëveshja e zgjat bashkëpunimin deri më 30 Qershor të 2023. Një shpërblim për 55-vjeçarin i cili zëvendësoi në fillim të nëntorit Niko Kovac.

Puna e Flick te Bayern Munchen bindi drejtuesit që t’i besonin në projektin e tyre edhe për sezonet e ardhshëm. Nen drejtimin e tij, skuadra bavarez u rikthye në krye të renditjes në Bundesliga 1 dhe është ende në garë në Champions League.

Hansi Flick ka patur edhe një të kaluar me Bayern, pasi u aktivizua si futbollist nga 1985 deri në 1990.

Tv Klan