Skuadra gjermane është në vendin e parë për 2021

Nëse jemi tifozë të një ekipi futbolli do të bëjmë tonën edhe fanellën. Pavarësisht vitit të vështirë që kaluan në 2021 për shkak të pandemisë shitjet e bluzave kanë ecur.

Në këtë renditje Bayern Munchen është në krye. Skuadra gjermane ka shitur 3.25 milionë fanella. Pas ekipit bavarez vjen Real Madrid që gjithashtu ka si sponsor teknik Adidas. 3.05 milionë fanella u blenë nga adhuruesit e Los Blancos.

Më tej renditja vijon me Liverpool që shiti 2.45 milionë kopje të fanellës, duke u bërë ekipin e tretë më të njohur në botë. Që nga viti 2020 Nike furnizon skuadrën angleze me një marrëveshje qindra milionëshe.

Në Top 10 janë 4 ekipe anglezë që plotësohen nga Manchester United, Chelsea dhe Manchester City. Nga Serie A është vetëm Juventus, ndërsa Franca përfaqësohet me Paris Saint Germain.

Tv Klan