Bayern Munchen iu desh një fitore në minutat e fundit për të shmangur turpin në Kupën e Gjermanisë përballe ekipit të ligës së katërt Drochtersen/Assel. Goli i vonë i Robert Lewandowski solli fitoren në turin e parë ku për këtë ndeshje stadiumi “Kehdinger” ishte i mbushur i tëri me 7800 spektatorë.

Skuadra e fshatit në rrethinat e Hamburgut me pak më shumë se 11 mijë banorë, për pak sa nuk bëri surprizën edhe pse në përbërjen e saj ka lojtarë që kryejnë një tjetër punë dhe njëkohësisht luajnë futboll.

I turpëruar u largua nga Kupa e Gjermanisë, kampioni në fuqi i turneut, Eintracht Frankfurt që u mund me rezultatin 2 – 1 nga Ulm, një tjetër ekip i ligës së katërt. Jashtë garës mbeti edhe Stuttgart që u mund 2 – 0 Hansa Rostock.

Tv Klan