Trofeu i gjashtë nën drejtimin e Hans Flick

Bayern Munchen ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, pasi mori edhe titullin Kampion i Botës për Klube. Skuadra gjermane siguroi këtë kupë falë fitores 1 – 0 me Tigres të Meksikës në një ndeshje të kontrolluar nga bavarezët.

Goli i Pavard në pjesën e dytë vendosi sfidën e luajtur në Doha. Një arritje nën drejtimin e Hans Flick, i cili ka fituar më shumë trofe gjatë periudhës si trajner i Bayern se sa ka pësuar humbje.

Në këtë botëror klubesh u vlerësua edhe Robert Lewandowski. Sulmuesi u shpall më i miri i aktivitetit.

 Me këtë sukses bavarezët numërojnë 4 trofe botërorë, 2 prej tyre kur luhej Kupa Interkontinentale.

Tv Klan