Bayern vazhdon fitoret me goleadë



Bayern vazhdon fitoret me goleadë

23:20 23/10/2021

Golashënuesi më i mirë i Bajern Mynihut, Robert Levandovski, realizoi sërish ndërsa kampionët në fuqi të Gjermanisë shkatërruan me poker golash Hofenheimin dhe vazhdojnë të mbajnë kryesimin me 1 pikë më shumë se sa Dortmundi.

Pavarësisht se trajneri i bavarezëve Julian Nagelsman nuk ishte në stol, pasi është pozitiv me COVID-19, skuadra e tij fitoi pa problem në “Alianz Arena”.

Levandovski realizoi golin e 10 në këtë sezon, ndërsa rrjetat e tjera u shënuan nga Gnabi, Koman dhe Moting. Javën e kaluar, bavarezët i shënuan 5 gola Leverkusenit, më pas të mërkurën ndëshkuan katër herë Benfikën në Çampions.

Borusia Dortmundi pa Halandin fitoi në transfertë ndaj Arminia Bielefeldit me rezultatin 1-3. Golat për verdhezinjtë u realizuan nga Çan, Humels dhe suksesin e vulosi Bellingam me një perlë të tij.

Klan News








Të ngjashme