1

Bajerni i Mynihut vazhdon i pashqetësuar me fitoret në kampionat. Sukesi i radhës ishte në fushën e Darmshtadit, ekip debutues në Bundesligën 1. Golat në këtë takim janë shënuar nga Vidal, Koman dhe Rode.

Kjo fitore është e pesta për Bajerni në 5 javë kampionat. Ende pa pikë mbetet Borussia Mynshengladbahut që është mundur në fushën e Këlnit me rezultatin 1 – 0. Nesër do të luhet sfida Borusia Dortmund – Bajern Leverkusen, një nga sfidat më të rëndësishme të javës së pestë.

Tv Klan